Aviacioni Civil ndalon fluturimin e Boeingëve mbi Kosovë
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, përmes një komunikate për media, informon të gjithë qytetarët se Drejtori i Përgjithshme e Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.
Kjo për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX.
“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit të Kosovës.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, gjatë ditës ka informuar se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines.
Rrëzimi i aeroplanit të kompanisë etiopiane ndodhi të dielën dhe 157 udhëtarë humbën jetën.