Avionët amerikanë i kapin bombarduesit rusë pranë Alaskës
Avionët luftarakë amerikanë dhe kanadezë kanë kapur dy bombardues rusë pranë brigjeve të Alaskë të enjten. Komanda Amerikano veriore e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore publikoi edhe pamje të takimit, mes dy avionëve F-22 amerikane, dy avionëve CF-18 kanadezë dhe avionit rusë Tu-95, të cilët kanë mundësi të mbajnë armatime bërthamore.
Avioni rus qëndroi gjatë gjithë kohës në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk u fut kurrë në hapësirën amerikane apo kanadeze.
Takimi vjen në një moment të ndërlikuar të marrëdhënieve SHBA-Rusi. Nga një anë Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë që dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, por dy shtetet janë përplasur për disa çështje të rëndësishme gjeopolitike, si aneksimi i Krimesë nga Rusia, ndërhyrja në zgjedhjet amerikane dhe përpjekja për të helmuar një spiun rus në Britaninë e Madhe.
Ky është takimi i disatë mes avionëve luftarakë të të dy shteteve këtë vit. Bombarduesit rusë kanë fluturuar disa herë për gjatë gjithë vitit në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, nga veriu deri në Kaliforni, ndërsa janë parë shpesh pranë brigjeve të shteteve të Bashkimit Europian. Këto fluturime shihen nga SHBA si stërvitje ushtarake për të kuptuar mundësitë e Rusisë në rast se kriza përshkallëzohet në konflikt./aktuale.mk/