Avionët izraelitë godasin një ndërtesë banimi në Liban

09 prill 2025 | 08:19

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore izraelite kanë nisur një sulm ajror në qytetin lindor libanez të Baalbek, duke goditur një ndërtesë ku strehohen refugjatët sirianë. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se pak minuta para sulmit ajror, ushtria izraelite paralajmëroi banorët dhe i urdhëroi ata të largoheshin nga ndërtesa

Dëshmitarët okularë raportuan se shpërthimet e fuqishme pasuan sulmin ajror. Në zonë janë pikasur autoambulanca dhe mjete të urgjencës. Autoritetet libaneze nuk kanë komentuar ende për pasojat.

Ndërkohë, zyra e shtypit e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se kishte goditur një depo armësh që i përkiste Njësisë së Mbrojtjes Ajrore të Hezbollahut, shkruan A2 CNN.

“Prania e armëve në zonë përbën një kërcënim për shtetin e Izraelit dhe përbën një shkelje të qartë të marrëveshjeve midis Izraelit dhe Libanit,” tha IDF në një deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë…