Avionët luftarakë po fluturojnë mbi Kabul për të ofruar siguri për evakuimet

20 gusht 2021 | 09:11

Gjeneralmajori i ushtrisë amerikane, William Taylor, tha se dhjetëra porta të aeroportit në Kabul tani janë të hapura dhe deri më tani, rreth 7.000 persona janë evakuuar.

Ai tha se tani ushtria ka më shumë se 5.200 trupa në aeroportin e Kabulit, që po ndihmojnë në procesin e evakuimit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se forcat amerikane do të qëndrojnë derisa të gjithë amerikanët do të largohen, edhe nëse kjo nënkupton që do të shkelet afati i 31 gushtit, kur është thënë se do të përfundojë tërheqja e trupave nga Afganistani./REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do…