Avioni del jashtë pistës në Itali, shtyhen disa fluturime
04 maj 2024
| 14:43
Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në bordin e avionit ndodheshin tre persona por nuk u lënduan.
Incidenti shkaktoi vonesa në trafikun ajror. 32 fluturime u vonuan.
Katër fluturime u anuluan, ndërsa tre të tjerë u devijuan drejt aeroporteve të tjera të Sardenjës, raporton Ansa.