Avioni drejt Tiranës i tejmbushur, trazira në aeroportin e Gjermanisë
Për shkak se një avion i shoqërisë së fluturimit “Wizzair” ishte i mbiprenotuar, ka pasur trazira të premten në mbrëmje në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani. Me këtë rast është dashur ndërhyrja e policisë gjermane.
Në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten (09.10.) ka pasur trazira gjatë procesit të mbingarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit, “Wizzair”.
Në aeroport madje është dashur ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar. Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me “Wizzair”, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur. Kjo ka shkaktuar zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.
Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.
Oficerët e policisë dhe doganës është dashur të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar. Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk ka pasur. Qytetarë, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport duhet të linin sërish aeroportin. /DW/