Avioni elektrik më i madh në botë bën fluturimin e parë
Sektori i aviacionit konsiderohet nga përgjegjësit kryesorë për shtimin e gazrave të dëmshëm në atmosferë. Avionët elektrikë shihen si opsioni më ekologjik dhe më i madhi në botë ka testuar për herë të parë fluturimin në ajër.
Kompanitë të ndryshme të aeronautikës po gjejnë alternativa më të gjelbra të fluturimit me avion.
Aeroplani elektrik më i madh në botë u ngrit në qiejt e Uashingtonit në Amerikë për të kryer fluturimin e parë.
Mjeti fluturues me kapacitetin për të transportuar 9 pasagjerë përdor energjinë e baterive dhe erës për të lëvizur, dhe jo karburant, duke mos e ndotur kështu ambientin.
Motori i avionit me 750 kuaj-fuqi arriti të enjten në ajër shpejtësinë 180 kilometra në orë.
Mjeti u drejtua nga një pilot përgjatë 30 minutave, pa persona të tjerë në bord.
Firma prodhuese e motorit, magniX, dhe prodhuesi i avionit, AeroTEC, thonë se fluturimet për klientët mund të mundësohen nga viti 2021.
Vitin e kaluar një tjetër avion elektrik fluturoi në hapësirën kanadeze për 15 minuta.
Sipas tyre projekti i fundit rrit shpresat që në një të ardhme të afërt industria e transportit ajror mund të kalojë drejt burimeve tërësisht të gjelbra, me një kosto të ulët si ekologjike, edhe financiare.
/Ora News.tv/