Avioni i ‘British Airways’-it ateron gabimisht në Edinburg
25 mars 2019
| 16:23
Një fluturim i kompanisë britanike “British Airways”, i destinuar për Dyzeldorf të Gjermanisë, ka ateruar gabimisht në Edinburg të Skocisë, pasi dokumentet e fluturimit janë dorëzuar gabimisht.
Pasagjerët e kanë kuptuar gabimin vetëm kur aeroplani ka ateruar dhe përcjellësit e fluturimit u kanë uruar “mirëseardhjen në Edinburg”.
“British Airways”, ka thënë se fluturimi më pas është ridrejtuar dhe se ka ateruar në Dyzeldorf.
“Iu kemi kërkuar falje klientëve për këtë ndërprerje të udhëtimit të tyre dhe do të kontaktojmë secilin nga ta individualisht”, është thënë në një deklaratë të “British Ariways”.
Nuk është e qartë se sa pasagjerë janë prekur nga gabimi.
Avioni është ngritur nga Aeroporti i qytetit të Londrës.