Avioni i linjës Tiranë-Mançester bën ulje të detyruar në Londër. Vdes pasagjeri

11 nëntor 2024 | 20:11

Një fluturim i nisur nga Tirana drejt Mançesterit të dielën mbrëma ka qenë tragjik për një nga pasagjerët. Mësohet se një burrë ka humbur jetën gjatë fluturimit. Fluturimi i “Ryanair” nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit u detyrua të devijonte papritur drejt Londra Stansted për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, sikurse nuk është bërë i ditur edhe identiteti i tij, u shpall i vdekur në vendngjarje. London Stansted konfirmoi se fluturimi u devijua pak para orës 20:00, për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Itinerari i fluturimit tregon se si avioni u nis nga Shqipëria të dielën, përpara se të fluturonte mbi Itali, Zvicër e Francë, ndërsa u detyrua të ulej në Stanstead. Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha se pavarësisht përpjekjeve më të mira të të gjithë të përfshirëve, burri kishte vdekur në avion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ka ndodh sot në qytetin e…