Avioni i mallrave “driblon” ndërtesat e larta (Video/Foto)

02 tetor 2019 | 16:47

Një avion mallrash është parë duke “dribluar” ndërtesat e larta në Brisbejn të Australisë.

C-17A Globemaster nuk ishte i vetmi që dha spektakël, pasi bashkë me të fluturoi shumë ulët edhe një avion luftarak F/A-18F Super Hornet, me rastin e një eventi të përvitshëm që zhvillohet në Brisbejn.

Gjithsesi, jo të gjithë e pëlqyen këtë spektakël. Shumë banorë e kanë kritikuar atë për faktin se, sipas tyre, ky fluturim i ulët i avionëve i ngjan sulmeve të 11 shtatorit. Gjithashtu, ata thonë se një gabim fare i vogël nga pilotët mund të përfundojë në tragjedi.

/A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se…