Avioni i zonjës Trump bën ulje të detyrueshme
17 tetor 2018
| 23:54
Avioni që bartte Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, bëri ulje të detyrueshme pasi kabina u mbush me tym.
“Çdo gjë është në rregull dhe të gjithë janë mirë”, tha një zëdhënës i Trumpit.
Sipas tij, shkak i incidentit është një “çështje e vogël mekanike”.
Gazetarëve në bord iu dhanë peshqirë të lagur “për t’i vënë mbi fytyrë, nëse tymi bëhet shumë i dendur”, tha një gazear i NBC-së.
Zonja Trump është dashur të udhëtojë në Filadelfia për të takuar familjet e prekura nga abuzimi me opiod, por avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Merillend, nga ku është nisur.