Avioni kalon frikshëm mes ndërtesave të qytetit
04 tetor 2019
| 12:20
Banorët e Brisbejnit mbetën pa fjalë kur një avion transporti nga Forcat Ajrore Australiane kaloi nëpërmjet ndërtesave të larta të qytetit, duke dhuruar spektakël për ata që shihnin nga ballkonet.
Fluturimi ishte pjesë e festivalit të përvitshëm të qytetit, që vazhdon pothuajse gjatë gjithë shtatorit. Avionët ushtarakë shënuan kështu mbylljen e festivalit, duke kaluar shumë pranë ndërtesave.