Avioni luftarak “F-16” bën fluturimin e tij të parë mbi Sllovaki
Një nga avionët luftarakë “F-16” të dorëzuar së fundmi në Sllovaki ka bërë fluturimin e tij të parë mbi Sllovaki, kanë njoftuar Forcat e Armatosura të Sllovakisë. Siç është thënë, këta avionë do të kenë një vlerë të paçmueshme për sigurinë e Sllovakisë, raporton agjencia sllovake “TASR”.
Dy avionët e parë luftarakë të prodhimit amerikan “F-16” janë ulur në aeroportin ushtarak në Kuçinë më 22 korrik. “F-16” i tretë pritet të mbërrijë në Sllovaki në tetor dhe pesë avionë të tjerë do të mbërrijnë më 2025.
Në fund të vitit 2018 Sllovakia ka lidhur një kontratë për blerjen e gjithsej 14 avionëve luftarakë “F-16”.
Në prill të vitit të kaluar ky anëtar i NATO-s ka dorëzuar të 13 avionët luftarakë “MiG-29” që i kishte premtuar Ukrainës, njoftoi në atë kohë Ministria e Mbrojtjes e Sllovakisë.