Avioni mbushet me tym, bën ulje të detyruar në Rinas
24 shkurt 2019
| 11:57
Pasagjerët që udhëtonin me avionin e “Blu Panorama” nga Rinasi për në Ankona kanë përjetuar momente paniku dhe tmerri.
Situata e pasigurisë në avion u krijua pasi në kabinën e pilotit u konstatua tym gjatë kohës që kishte nisur fluturimi.
Pas defektit avioni është kthyer sërish në aeroportin e Rinasit dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania apo autoritetet aero-portuale se çfarë ka ndodhur.
Ekspertët po kontrollojnë gjendjen e avionit për të zbardhur shkaqet e defektit që mund të kishte pasur pasoja të rënda, transmeton “Tch”.