Avioni me 50 pasagjerë zhduket mbi det
Një avion pasagjerësh Boeing 737, që mbante 50 pasagjerë është zhdukur mbi det pasi ra nga 10,000 metra lartësi, menjëherë pas ngritjes nga Xhakarta, pretendojnë raportet.
Aeroplani Sriwijaya Air u ngrit nga kryeqyteti indonezian të Shtunën dhe po drejtohej për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore kur humbi kontaktin me dhomën e kontrollit, sipas raporteve të mediave lokale.
Aeroplani ka rënë nga 10,000 metra lartësi në më pak se 60 sekonda, vetëm katër minuta pasi u ngrit.
Kompania ajrore indoneziane Sriwijaya Air është ende duke marrë më shumë informacion para se të lëshojë një deklaratë.
Zhdukja e raportuar vjen pak më shumë se dy vjet pasi një Lion Air Boeing 737 MAX u zhyt në det pasi u ngrit në Indonezi.
Fluturimi i Lion Air JT-610 ishte drejtuar për në Pangkal Pinang, një ishull në veri të Xhakartës, kur humbi kontaktin me kullën e kontrollit më 29 tetor, vetëm 13 minuta pas ngritjes.
Përplasja la 189 persona të vdekur.