Avioni ngatërron rrugën, niset për Gjermani dhe përfundon në Skoci
27 mars 2019
| 11:22
Një avion i British Airwaysit kishte planifikuar t’i dërgonte pasagjerët nga Londra në Dysseldorf, por gabimisht përfundoi në Edinburgh.
Në vend se të fluturonte drejt lindjes, të kalonte nga English Channel në Evropë, avioni fluturoi drejt veriut në kryeqytetin skocez. Por gabimi i British Airwaysit u zbulua vetëm gjatë uljes së avionit kur pasagjerët dëgjuan fjalën “Mirë se vini në Edinburgh!”