Avioni që u rrëzua në Iran, bëri përpjekje të kthehej në aeroport

09 janar 2020 | 11:44

Aeroplani i Ukrainës që u rrëzua të mërkurën në Iran, me 176 njerëz në bord, ka bërë përpjekje të kthehej në aeroport, kanë thënë hetuesit iranianë.

“Boeingu 737-800” u rrëzua vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Hetimet fillestare zbuluan se avioni ka pasur një problem derisa po dilte nga zona e aeroportit dhe se është përfshirë nga flakët. “Aeroplani, i cili fillimisht u nis drejt perëndimit, ndryshoi drejtimin për shkak të një problemi. Ai ka qenë duke u kthyer në aeroport në momentin kur është rrëzuar”, ka deklaruar shefi i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, Ali Abedzadeh.

Irani ka deklaruar se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë – me të dhëna nga fluturimi – te “Boeing”-u apo Shtetet e Bashkuara.

Me rregullat globale të aviacionit, Irani ka të drejtë t`i udhëheqë hetimet, por kompanitë e prodhimit janë shpesh të përfshira.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza amerikane në Irak.

Megjithatë, nuk ka prova se dy ngjarjet janë të lidhura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjermanisë…