Avioni rus godet Ukrainën me raketa hipersonike
14 dhjetor 2023
| 22:10
Avionët luftarakë rusë MiG-31K që mbanin raketa hipersonike Kinzhal goditën objektivat në Ukrainën qendrore vetëm 10 minuta pasi ngritja e tyre nga baza ajrore Savasleyka shkaktoi një alarm kombëtar, kanë thënë nga forcat ajrore të Ukrainës.
Një raketë u rrëzua, ndërsa dy të tjera goditën rrethin Starokostiantyniv, vendndodhjen e një baze ajrore në rajonin Khmelnytskyi në perëndim të Kievit që është sulmuar vazhdimisht gjatë luftës 21-mujore.
Guvernatori rajonal i Kievit, Ruslan Kravchenko tha se nuk u raportuan viktima, raportn SkyNews.