Avioni rus mbetet në ajër, bën prapakthehu pas vendimit të BE-së dhe Kanadasë
Më shumë se 17 vende Evropianë kanë mbyllur hapësirën ajrore për Rusinë pasi kjo e fundit prej 4 ditësh ka vijuar luftën në Ukrainë.
Të fundit që kanë bllokuar hapësirën ajrore kanë qenë BE dhe Kanadaja.
Për shkak të këtyre vendimeve të papritura një avion rus ka mbetur në ajër dhe është kthyer pas, sipas flightradar24.
Tetë vende të tjera evropiane, ndërsa gjithsej 18, kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë për shkak të sulmit të armatosur të Rusisë ndaj Ukrainës.
Pas tre ditësh sulmesh ruse në Ukrainë, 10 vende njoftuan se kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore ndaj Rusisë. Përveç Ukrainës, të njëjtën gjë kanë bërë edhe Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovenia, Letonia, Lituania dhe Estonia.
Rusia më vonë mbylli hapësirën e saj ajrore ndaj vendeve si kundërpërgjigje. Sot në mëngjes dhe gjatë ditës, tetë vende të tjera evropiane njoftuan se kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.
Ndalimi i fluturimit për avionët rusë gjatë ditës u vendos nga Finlanda, Austria, Gjermania, Belgjika, Danimarka, Suedia, Italia dhe Holanda, duke e çuar në 18 numrin total të vendeve evropiane me hapësirë të mbyllur ajrore për Rusinë.
/abcnews.al