Avni Arifi emërohet shef i negociatave me Serbinë
Qeveria e Kosovës ka emëruar sot Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se emërimi i Arifit është bërë për shkak se është kërkuar nga qeveria që ta ketë dikë për të përcjell rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.
“Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Thaçi. Ekziston një nivel i negocimit që ka udhëhequr Edita Tahiri. Tash kemi ardhur në një fazë të ndjeshme finale të dialogut. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do të ishte në gjendje të përcjell rrjedhën me vendimmarrësit politik. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plotë detyra, jemi dakorduar që ai të emërohet shef i negociatave. Arifi e ka pranuar këtë detyrë, përkundër që është situatë jo e lehtë e punës”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj në mbledhjen e kabinetit qeveritar.