Avni Arifi i reagon Mogherinit: Qasja e njëanshme solli të dështimi i plotë i dialogut
28 nëntor 2018
| 21:07
Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj telefonatës së shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ka zhvilluar të mërkurën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku nga ky i fundit ka kërkuar tërheqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.
“Do të dëshiroja që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrëveshjes për energji ashtu siç janë mobilizuar për hjekjen e taksës 100%. Befasuese të shohësh tërë këtë dinamikë, tërë këtë emocion në mbrojtje të interesave serbe. Fatkeqësishtë, kjo qasje e njëanshme solli të dështimi i plotë i dialogut”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.