Avni Arifi: Lahi Brahimajn e votoj sepse pakkush ka vlera njerëzore të jashtëzakonshme si ai

08 shkurt 2025 | 20:06

Analisti Avni Arifi, ka dhënë disa nga arsyet pse do ta votojë Lahi Brahimajn e AAK-së për deputet.

Ai ka përmendur kontributin e Brahimajt e të familjarëve të tij në luftën e fundit,

“Lahi Brahimajn e votoj jo vetëm për rrënjët e tij familjare, jo vetëm sepse vjen nga një familje tradicionale patriotike, jo vetëm sepse është i biri i Heroinës së Kombit, Aze Brahimaj, jo vetëm sepse është vëllai i nënës Ruke, e cila i dha Kosovës tre dëshmorë, dhe jo vetëm për vëllezërit e tij që me gjithçka ju përkushtuan kombit. E votoj jo vetëm që është njëri nga ata që realizoj aksionet e para të UÇK-së”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Arifi thotë se do ta votojë Brahimajn sepse “pak njerëz kanë vlera njerëzore të jashtëzakonshme, pak njerëz kanë karakter të pastër, sinqeritet dhe besnikëri ndaj asaj që janë”, sikur sipas tij, Lahi Brahimaj.

“Është e vështirë të gjesh një shok si Lahiu, një njeri me integritet të fortë. Shembëlltyra dhe ndershmëria e Lahiut i nevojiten Parlamentit të Kosovës dhe Kosovës. E votoj nr 90 të Kosovës fituese me nr 137”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Nimani, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK,…