Avni Arifi reagon ashpër: Mungesa e rrymës dhe talljet e Hekuran Muratit, dëshmi se Kosova kurrë s’ka pasur njerëz më të poshtër në qeverisje
Avni Arifi, ish-kryenegociatori i Kosovës, ka reaguar ashpër pas krizës së energjisë elektrike që po përballet vendi dhe pas talljeve të ministrit Hekuran Murati. Arifi ka akuzuar qeverinë për abuzim të pushtetit dhe për mashtrime ndaj qytetarëve në fusha të ndryshme si zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia. Ai gjithashtu theksoi se ministri Murati ka tallur qytetarët në kohën e krizës, duke përforcuar akuza të rënda për mosrespektimin e interesave të qytetarëve. Arifi përfundoi duke thënë se largimi i këtij pushteti do të ishte çlirimi i dytë dhe i vërtetë i Kosovës.
Postimi plotë
Mungesa e rrymës dhe tallja e Hekuran Muratit janë dy nga dëshmitë se Kosova kurrë nuk ka pasur dhe, me gjasë, kurrë nuk do të ketë njerëz më të poshtër në qeverisje. Jo vetëm rryma, Martini, Tamoviqi apo GEN-i serb, por gjithçka që këta thonë, nga zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, e deri te dashuria për diasporën, është mashtrim, poshtërim dhe fyerje për çdo njeri normal të Kosovës.
Këta njerëz bëjnë gjithçka për të mbajtur dhe abuzuar me pushtetin. Nuk ka asgjë që këta nuk do ta bënin për shkak të ndonjë kodi etik apo moral, sepse për ta këto vlera nuk ekzistojnë. Nuk ka gjë të ligë për të cilën i akuzojnë këta që unë mund të them “nuk besoj”. Gjithçka e besoj.
E kam thënë edhe më herët se largimi i tyre nga pushteti është çlirimi i dytë dhe i vërtetë i Kosovës.