Avni Arifi së shpejt ambasador në Emirate
Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, shumë shpejt do të largohet nga kjo pozitë, e edhe nga shteti i Kosovës.
Arifi pritet të emërohet në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendim ky i marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, që e drejton Behgjet Pacolli.
“Gazeta Express” ka kontaktuar me Avni Arifin, ai e ka pranuar një gjë të tillë, por ka thënë se s’mund të komentojë më tepër pasi fillimisht duhen bërë disa procedura të cilat ende s’kanë filluar.
Ai shtoi se kur krejt kjo të kalojë në komision, duhet një nënshkrim nga presidenti Hashim Thaçi, si vendim përfundimtar.
“Krejt çka mund të them është se emri imi ka shkuar në komisionin për Punë të Jashtme. Më pas janë edhe procedurat tjera që do të kalohen”, ka thënë Arifi për “Express”.