Avni Dehari demanton Tinka Kurtin: Nuk e lëshova sallën për shkak të Hisen Berishës

23 shkurt 2023 | 13:17

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka shkruar para disa minutash se kolegu i saj, Avni Dehari, ka lëshuar sallën e Kuvendit, pasi nuk ka mundur ta durojë deklaratën e deputetit të PDK-së, Hisen Berishës, për djemtë e tij të vdekur, Arbënor dhe Astrit Dehari.

“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Por, deputeti Dehari, në një deklaratë për “Indeksonline”, e ka mohuar se deklarata e Berishës për djemtë e tij ishte bërë sebep i largimit nga seanca e sotme e Kuvendit.

“Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti. Nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë. E kam pas një termin dhe duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë rast dhe rastet e tilla. Nuk kanë dinjitet dhe le të vazhdojnë, mos të ndalen, le ta demaskojnë vetën, të tregojnë kush janë”, ka thënë ai.

Në fjalimin e tij, që ka nxitur reagime nga LV-ja, Hisen Berisha ka akuzuar partinë në pushtet se e ka në interes të mos e zbardhë rastin e vdekjes së Astrit Deharit, që në vitin 2016 është gjetur i vdekur në qelinë e burgut në Prizren, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja e famshme, Demi Rose, ka publikuar disa fotografi të…