Avni Dehari dhe Adelina Grainca pritet ta udhëheqin seancën konstituive të Kuvendit

22 mars 2021 | 10:19

Pas pak pritet të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, e që në ketë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjithashtu, krahas Deharit do të jetë edhe deputetja më e re e zgjedhur në këtë legjislaturë Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të 120 deputetët e zgjedhur më 14 shkurt do të bëjnë betimin dhe më pas do të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët e kuvendit.

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, pritet që për kryetar të kuvendit të nominojë Glauk Konjufcën.

Konstituimi i kuvendit i hap rrugë formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka shkuar edhe ambasadori amerikan,…