Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

23 prill 2025 | 09:44

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në ora 10:00.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të pestën herë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Sot u bë me dije se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ftuar të gjitha subjektet parlamentare në takim në ora 09:30.

Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta u votua vetëm nga 57 deputetë.

Seanca e së hënës shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë pasi kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se kandidatura mbetet e njëjtë – Albulena Haxhiu.

Ai shtoi se, duke qenë se partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, nevojitet kohë shtesë për konsultime të brendshme dhe ndërpartiake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjanit Kabashi, i lindur më 9.03.1978 në fshatin Çifllak të…