Avni Dehari promovon librin e tij në Zvicër
19 shkurt 2018
| 19:48
Në vigjilje të aktiviteteve për të nderuar kryetrimin shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, mërgimtarët shqiptarë nga shumë qendra të Zvicrës, bashkë me LAPSH-in, nxënës dhe prindër të shumtë, do të shënojnë dhe festojnë në forma të ndryshme.
Pjesë e këtyre festave është edhe përurimi i trilogjisë “Gjergjat në drita përkrenaresh”, i shkrimtarit Avni Dehari.
Grupet e organizimit të këtyre përurimeve në shumë qendra të Zvicrës falënderojnë të gjithë ata që kontribuuan në ribotimin e kësaj trilogjie dhe ftojnë dashamirët e librit të marrin pjesë në përurimin e këtij libri.
Më poshtë mund të gjeni vendet dhe orarin e përurimit të librit në qytetet e Zvicrës.
(KP)