Avni Nuha edhe një mandat në krye të Federatës së Çiklizmit

09 mars 2021 | 17:32

Në kuvendin zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër kryetarit aktual, Avni Nuha.

Nga 30 delegat, 27 ishin të pranishëm, prej të cilëve 25 votuan për Avni Nuhën dhe 2 abstenuan. Pas punës voluminoze dhe me mjaft sukses, nga ndërkombëtarizimi, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për herë të parë, e deri te rritja e cilësisë dhe masovitetit, delegatët kanë vendosur me shumicë, që komunitetin e çiklizmit ta drejtojë edhe në një mandat tjetër presidenti Avni Nuha.

Duke i falënderuar për besimin, pas rizgjedhjes Nuha ka thënë se e vlerëson dhe respekton vullnetin e kuvendarëve, e kjo mbështetje e obligon për punë e reforma akoma më të mëdha. Pas zgjedhjes së kryetarit u plotësuan edhe pozitat tjera, derisa FÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në qytetin e Ferizajt,…