Avni Spahiu përfundon mandatin si ambasador i Kosovës në Turqi
03 korrik 2019
| 16:28
Avni Spahiu i ka dhënë fund detyrës së tij si ambasador i Republikës së Kosovës në Turqi.
Spahiu këtë post e kishte mbajtur për një shtat vjet me radhë, duke përfaqësuar diplomacinë shqiptare në Ankara.
Njoftimin për këtë e ka bërë vet Spahiu në llogarinë e tij në “Twitter”. “Në një festë lamtumire e organizuar nga ambasadori Babur Girgin dhe kreu i Ministrisë së Jashtme të Turqisë për Evropën Lindore dhe ambasadorëve të tjerë, në fund të mandatit tim shtatëvjeçar në Ankara”, ka shkruar ai.