Avni Zogiani i LV-së i quan hipokritë zyrtarët e PDK-së
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj kërkesës se zyrtarit të lartë të PDK-së, Migjen Kelmendi, i cili në një konferencë për medie, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka, pas idesë për hapjen e korridorit për daljen e Serbisë në detin Adriatik.
Zogiani, duke i quajtur hipokritë zyrtarët e PDK-së, ka thënë se idenë për këtë korridor e ka krijuar PDK-ja.
“Korridorin Serbisë ia ka krijue pikërisht PDK me autostradat pa asnjë racional ekonomik, e që kryesisht janë përdorë për importin e mallrave serbe, meqë Kosova s’ka prodhue”, ka shkruar Zogiani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Zogianit:
1. Migjeni patriot?! E paça n’qafë!
2. Në emër të patriotizmit, Migjeni e PDK, po luftojnë ministrin Reka veç pse nuk është prej Pejës, ose Akrashticës.
3. Korridorin Serbisë ia ka krijue pikërisht PDK me autostradat pa asnjë racional ekonomik, e që kryesisht janë përdorë për importin e mallrave serbe, meqë Kosova s’ka prodhue.
4. Migjeni është një misogjen që urren njerëzit për arsye krejtësisht provinciale, e tonë jetën ka qenë ma shume në favor të afrimit të Kosovës me Serbinë, sesa në favor të afrimit të shqiptarëve, veç k’tyne muajve të fundit ky bashkë me Kadrinë kanë fillu me u bâ patriota.
5. Në njërën anë ata thonë me e heq tarifën ndaj mallrave serbe pa asnjë kusht, e në anën tjetër dalin në konferenca për shtyp me patriotizma të lodh’t.
Hipokrita!