Avni Zogiani: Qeveria Kurti po vjen
31 korrik 2019
| 20:10
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së Albin Kurtit, të cilët vlerësojnë se do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti me kushtin që Albin Kurti të jetë kryesminitër.
Zogiani përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” se Albin Kurti nuk është për tjetër pozitë, por vetëm për atë të kryeministrit.
“Ben Albini edhe diku tjetër, nuk është e thënë veç kryeministër..” – ky lloj angazhimi kërkon veç zëvendësimin e njerëzve në pushtet, por jo ndryshimin thëlbësor që sjell Albini si kryeministër. Pra, nëse duam ndryshim rrënjësor, jo, nuk bën diku tjetër, veç kryeministër dhe #QeveriaKurti po vjen!”, ka shkruar Zogiani.