Avokatët e 11 veteranëve të UÇK-së do të ushtrojnë padi shtetit pas hedhjes së aktakuzës ndaj tyre
Avokatët e 11 veteranëve të UÇK-së do të ushtrojnë padi shtetit pas hedhjes së aktakuzës ndaj tyre
Me rastin e 11 veteranëve të UÇK-së, të akuzuar me aktakuzë të prokurorisë për veprën penale asgjësimi i pronës publike, si ngjarje kjo e ndodhur me rastin e ngritjes së tyre për të protestuar për të drejtat e tyre ligjore tek sheshi “Nëna Terezë” – te objekti i qeverisë, asokohe ndaj 11 veteranëve në krye me kryetarin Xhevdet Qeriqin u ishte nisur procedura penale, ku patën filluar edhe arrestimet, të shoqëruar me ndalimet policore ndaj tyre nga ana e shtetit për dyshimin e pretendimeve për dëmtimit e pronës së qeverisë, raporton “Epoka e re”.
“Kjo pati zgjuar reagim të madh publik e mediatik për mënyrën e arrestimeve të tyre. Kështu që duke ditur që lënda penale ndaj 11 veteranëve ka qenë thuajse maratonike e zgjatur për afro 6 vite përkatësisht, një procedurë penale e cila nuk ka ditur të mbarojë për këta veteranë, të përcjella me shumë padrejtësi ligjore e procedurale si në prokurori ashtu edhe në gjykatë, më në fund beteja u përmbyll me pushimin e procedurës penale. U vërtetua moskryerja e veprës penale, që këta veteranë u akuzuan padrejtësisht nga ana e prokurorisë. Pra, ne avokatët Gent dhe Blend Gjini të autorizuar nga ana e veteranëve, në baza vullnetare pa kurrfarë kompensimi apo shpërblimi por vetëm që t’u dalim në krah 11 veteranëve dhe që t’i mbrojmë vlerat juridike të UÇK-së karshi padrejtësive që po iu bëhen, jemi përballur me aktakuzën e prokurorisë në disa nga seancat gjyqësore të mbajtura, me çka që nga fillimi kemi besuar në pafajësinë e veteranëve. Dhe tash vet gjykata më në fund gjeti se këtu nuk ka vepër penale dhe si rrjedhojë me ketë veteranëve nuk mund t’u vishet përgjegjësia penale, andaj gjykata ka pruar vendim të drejtë ku veteranët janë konsideruar të pafajshëm”.
“Si avokatë të autorizuar, duke ditur se kjo lëndë ka pasur kompleksitet të madh në vete dhe gjithashtu ka dëmtuar jashtë mase veteranët, duke filluar nga ndalimet policore ndaj tyre, nisja e procedurës penale, zgjatja e kësaj lende afro 6 vite, njollosja e imazhit, linçimi publik e mediatik, konsiderojmë veç tjerash se këtu është dëmtuar edhe vet imazhi i vlerave të UÇK-së, duke e ditur se ky proces penale ata i ka dëmtuar edhe në shëndetin e tyre, ne avokatët në emër të veteranëve do të parashtrojmë padi civile për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga ana e shtetit. Andaj me padi civile besojmë se gjykata do ta rikuperojë gabimin e bërë ndaj këtyre veteraneve dhe të njëjtit do t’i kompensojë drejtë, në mënyrë që veteranët do të marrin satifakcionin e merituar moral dhe material”, thuhet në letrën e avokatëve Gent dhe Blend Gjini.