Avokatët e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania, Rohde: Një hap i rëndësishëm përpara
11 gusht 2023
| 11:40
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si lajm të mirë regjistrimin e avokatëve kosovarë në Gjermani.
Rohde ka thënë se ky hap do të ndihmojë që të rritet bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve.
“Zhvillim emocionues! Avokatët nga Kosova tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman, duke u mundësuar atyre të punojnë drejtpërdrejt në Gjermani. Ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit mes dy kufijve gjermano-kosovar. Një hap i rëndësishëm përpara!”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.
Kujtojmë se ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar dje e avokatët nga Republika e Kosovës tashmë do të njihen zyrtarisht nga Gjermania.