Avokatët e Veselit, Krasniqit dhe Selimit pajtohen me qëndrimin e avokatit të Thaçit
24 mars 2021
| 12:50
Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson dhe avokatëve e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e kanë mbështetur avokatin e Hashim Thaçit, David Hooper, për problemet që ka folur në raport me prokurorinë.
Emmersoni ka thënë se mbrojtja është duke vepruar në përputhje me ligjin.
“Nuk është hera e parë që prokuroria shkon në një pozicion që ka të bëjë me komentimin e punës së mbrojtjes. Mbrojtja nuk ka bërë asgjë tjetër pos që ka vepruar në përputhje me ligjin”, ka thënë Emersoni.