Avokatët Gent dhe Blend Gjini ngrehin padi civile për RTK-në pas suspendimit nga puna të Milaim Zekës

05 shkurt 2022 | 14:47

Avokatët Gent Gjini dhe Blend Gjini, të angazhuar nga Milaim Zeka, punëtor në RTK, kanë parashtruar padi civile dhe kallëzim penal për RTK-në, për shkak të largimit kundërligjor dhe të pabazë të puntorit të tyre.

“Ne avokatët konsiderojmë se menxhmenti i RTK-së ka gabuar dhe ka shkelur dispozitat e ligjit të punës për Milaim Zekën. Ngase me dispozitat ligjore dhe ligjit mbi punën dihen kur janë të rregulluara situatat dhe rrethanat se kur mundet një puntor të supendohet nga një vend i punës. Pra, vet menaxhmenti i RTK-së pa hapur procedurë disiplinore, pa ia dhënë të drejtën që puntori i RTK-së, gazetari Milaim Zeka të shprehet dhe t’i paraqet faktet e tij, menaxhmenti i RTK-së, në mënyrë arbitrare ka marrë masën e suspendimit, gjë që kjo nuk parashihet dhe nuk është e paraparë edhe me vet statutin ligjor të RTK-së”, thuhet në padinë civile.

Më tej theksohet se askush nuk mundet të suspendohet, me arsyet se ndaj tij janë duke u zhvilluar procedura penale, gjegjësisht është e ngritur aktakuzë, dhe pastaj, ndaj tij të merren masa ndëshkimore, si kjo e masës së supendimit nga vendi i punës.

“Absolutisht kjo është e ndaluar dhe është e dëmshme, sepse në rastin konkret shkelet ligj i punës. Po aq më tepër me këtë situatë bëhet prejudikimi dhe perceptimi në publik dhe në media për puntorin Milaim Zekën, veçse ai të ndëshkohet në këtë mënyrë, dhe ndaj tij të fillohet një fushat denigruese e linçuese, kjo me tendenca të grupeve të ndryshme”.

“Në anën tjeter sot kemi shumë zyrtarë, ministra, drejtorë, punëtorë, që kanë çështjet penale të hapura, apo më mirë të themi kanë aktakuza, dhe ende punojnë në vendet e punës, ndërsa në rastin e Milaim Zekës është vepruar standardi i dyfishtë. Andaj ne avokatët përveç të parashtrimit të padisë civile, këtu konsumohen edhe veprat penale, me çka do të parashtrojmë edhe kallëzim penal”, thuhet në padinë civile të avokatëve Gent Gjini dhe Blend Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës është deklaruar lidhur me suspendimin prej…