Avokati Arianit Koci goditet me grusht në kokë përderisa po shëtiste me biçikletë (Dokument)
02 tetor 2022
| 14:59
Avokati i njohur Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë nga një person i panjohur, përderisa po shëtiste me biçikletë afër parkut Ulpiana, konkretisht në rrugën “Graanicë-Llapnasell”, çka ka bërë që t’i humbet drejtimi.
I njëjti po ashtu ka pësuar dhimbje nga sulmi.
Sipas raportit policor të siguruar nga “Klankosova.tv”, Koci ka qenë në biçikletë, kur dy persona i janë ofruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë.
Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon kamera.
Njësitë e hetimeve janë njoftuar më pas për të bërë kontrollimin e kamerave, për të parë se a përputhen deklaratat e Kocit me përshkrimin e motorit dhe personave.