Avokati Arianit Koci: Jozi nuk është Shqipëria

13 prill 2025 | 07:56

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj veprimit që Jozi bëri ndaj Gjestit duke i rënë shuplakë.

Ngjarja ndodhi në prag të largimit të Jozit nga shtëpia Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar tronditje mes të pranishmëve dhe reagime të shumta.

Koci ka theksuar se Jozi nuk është Shqipëria.

“Është thjesht një njeri i dhunshëm, që s’di me u sill as si burrë, as si njeri. Me i ra dikujt me shuplakë, para kamerave, tinëzisht e në befasi– nuk është burrëri.
Nuk është as në traditën tonë. Se te na, burrnia nuk matet me grushta, por me mençuri, durim e nder”, ka shkruar Koci në Facebook.

“Unë jam kosovar krenar. Kam lind e jam rrit me dashni për Shqipërinë – dhe ajo dashni nuk më ka lëshu kurrë. Por nuk na lidh as televizioni, as dhuna. Na lidh historia, gjaku dhe sakrifica. Prandaj, mos e ngatërroni një komb të tërë me një rrugaq që s’ka vend askund – as në ekran, as në mesin tonë”, ka shkruar avokati Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin…