Avokati Berisha arsyeton Shaban Gogaj ku shihet i nervozuar para se të gjuajë me armë Agonis Tetajn

18 mars 2021 | 21:41

Besnik Berisha, avokati i të dyshuarit Shaban Gogaj për vrasjen e Agonis Tetajt, ka folur për videon ku shihet klienti i tij i nervozuar, para se të gjuajë me armë në drejtim të viktimës.

Videon që Gazeta Express e ka publikuar pak më parë, ku shihet një kënd tjetër i momentit kur ndodhi ngjarja tragjike, Berisha thotë se arsyeja pse Gogaj e ka bërë atë mimikë me gojë, ka qenë për arsye të protezave që ai i ka mbajtur.

‘’Shabani ka mbajt proteza në gojë dhe në mesin e mimikave që i kanë ngel nga protezat që i ka pas pak ditë që i ka heq, pak kohë që i ka heq protezat nga kjo kohë, e ka pasur shprehi me këto buzë, si në këtë rast”, tha Berisha në Prime Time.

https://www.dailymotion.com/video/x801h2g

 

 

Shpërndaje në:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla ka thënë se deklaratat e Vjosa Osmanit…