Avokati Berisha: Naimi ka përmendur si motiv edhe tradhtinë
04 dhjetor 2023
| 22:40
Avokati i njohur, Besnik Berisha ka thënë se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë (ushqim të kafshëve), prapa shtëpisë së tij.
Berisha e ka quajtur psikopati veprimin e Naim Murselit, i cili ka thënë që edhe ai ka qenë i rrezikuar ani pse vet e kishte paguar vrasësin për vrasjen e gruas.
“Nuk e di çfarë truri duhet të këtë ai që ta thotë këtë”, ka thënë Berisha.
“Pjesëtari i FSK-së, e ka pranuar që ka ndihmuar Naimin duke e takuar me vrasësin për të planifikuar vrasjen”, ka thënë Berisha.
Berisha tutje ka thënë se Naimi ka përmendur edhe tradhtinë por kjo nuk do të dalë e vërtetë dhe se edhe po të ishte kjo nuk e justifikon krimin e bërë.