Avokati Besnik Berisha dërgohet për trajtim në QKUK

13 korrik 2023 | 16:24

Avokati Besnik Berisha është dërguar për trajtim në Klinikën e Kardiologjisë. Ai është dërguar për trajtim në QKUK  pasi që i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raporton “Sinjali”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar për realizimin e një aksioni me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave.

Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, avokati Besnik Berisha dhe N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria ka informuar se të njëjtit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria  ka njoftuar se aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj “për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për dhunën…