Avokati Besnik Berisha thotë se arrestimi i tij ishte i orkestruar, prokurorin Rasim Malokun e quan ‘këlysh’ të pushtetit

18 korrik 2023 | 21:34

Besnik Berisha, avokat, ka reaguar pas deklaratave që i dha për prokurorin, Rasim Maloku, gjuhë që u dënua nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.

Por Berisha sërish e ka ofenduar Malokun duke e quajtur “këlysh të pushtetit“.

Avokati Berisha ka qenë i arrestuar, poqë Gjykata nuk vendosi që ta aprovojë kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Pasi u lirua, Berisha ka thënë se “arrestimi i tij ka ndodhur me urdhër të Albulena Haxhiut”. Ai ka falënderuar të gjithë gazetarët e njerëzit që i ofruan përkrahje. Sipas tij, lufta për drejtësi tashmë ka nisur.

“Ju ftoj te bashkohemi kundër arbitraritetit e ta luftojmë çdo ditë e me çdo mjet ligjor abuzimin me pushtetin! Për mua lufta për drejtësi veç sa ka filluar, e bashke me secilin nga ju do e çojmë deri në fund sepse askush nuk është dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin! T’u them faleminderit është pak, por veç lutem të me jap Zoti forcë që t’ua kthej me të mira secilit nga ju”, ka shkruar ai ndër tjerash në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Sondazhet janë mekanizma përmes të cilëve bota moderne,…