Avokati Damati: Dëshmia e Zharkut, debat politik – Lekaj është i pafajshëm
Musa Damati, avokat i ish-ministrit Pal Lekaj, e ka quajtur debat politik dëshminë e ish-ministrit Lutfi Zharku.
Sipas tij, kjo çështje nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësorë. Madje sipas tij, nga dëshmitë e deri më tash është vërtetuar se Lekaj nuk ka qenë i inkriminuar në këtë ngjarje.
“Mbrojtja konsideron se gjatë dëshmisë së sotme të dëgjimit të ish-ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharku, seanca profesionale eskalojë në debate politike në mes të oponentëve politikë. E konsiderojmë që kjo çështje nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësorë. Procedura gjyqësore është duke u zhvilluar në drejtim të shqyrtimit të provave”.
“Në bazë të provave të cilat i kemi shqyrtuar deri më tani rezulton e vërteta e sigurt se nuk ka prova të mjaftueshëm të cilat mund ta inkriminoj klientin tim ish-ministrin Pal Lekaj lidhur me çështje e transaksionit të ekzekutuar ndaj operatorit ‘Bectel&Enka’ prej 53 milionë eurove”.
“Një çështje tjetër e cila është esenciale të sqarohet për opinioni publikë është se projekti në fjalë ka përfunduar dhe projekti në fjalë ka pasur rrezik që të përfundojë në Arbitrazh ndërkombëtar në rast të mos ekzekutimit të këtij transaksionit e që ndoshta pasojat financiare për buxhetin e Kosovës do të mund të ishin shumë më të mëdha”, ka thënë Damati.
Ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Lutfi Zharku, ka thënë të hënën në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësore ndaj Lekajt se 53 milionë eurot nuk është dashur që t’i ndahen “Bechtel&Enkas”.