Avokati flet pas intervistimit të Ridvan Muharremit
04 tetor 2024
| 13:32
Avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, ka folur pas intervistimit të klientit të tij për rezervën shtetërore.
Ai ka thënë se Muharremi vetëm ka ndërmjetësuar verbalisht, pasi punët i ka kryer dikush tjetër.
“Ky ka ndërmjetësuar verbalisht dhe të tjerët i kanë kryer punët, e kontaktet i ka vë tjetër kush, absolut”, ka deklaruar Halimi për “Betimi për Drejtësi”.
Halimi ka thënë se rasti ka të bëjë me blerjen e vajit dhe sheqerit por jo edhe të grurit.
Sipas tij, prokuroria i ka të gjitha provat lidhur me mallin që kishte mbërritur në portin e Durrësit dhe për heqjen e bllombave nga porositë që kishin mbërritur nga Turqia. Ai ka deklaruar se klienti i tij s’ka të bëjë asgjë me këtë rast pasi zyrtarët e ministrisë kanë qenë përgjegjës.