Avokati Gashi bën kallëzim penal kundër Aleksandër Vuçiqit (Dokument)
06 dhjetor 2019
| 15:49
Avokati Tomë Gashi, ka bërë me dije se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut.
“Kallëzim penal kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/