Avokati gjerman porosit kosovarët: Mos tentoni të punoni me viza turistike në Gjermani
16 nëntor 2019
| 13:34
Shpesh kosovarët që marrin viza turistike tentojnë të punojnë në Gjermani, por shpesh janë ndeshur me autoritetet gjermane dhe ku kanë marrë dënime të ndryshme.
Lars Dippel, avokat për çështjen e migracionit në Gjermani tha se kosovarët që marrin viza për Gjermani dhe që ato janë turistike mos të tentojë të punojnë pasi që është vepër penale.
Dippel po viziton Kosovën, ku do të marrë pjesë edhe në Ditën e Avokatisë.
Ai ka folur edhe për viza të tjera siç është bashkimi familjar.
“Gjermania kërkon të paktën 12 metra katror banim për person, njohuritë gjermane duhen të jenë themelore”, tha ai në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij, integrimi nuk është asimilim.