Avokati Halimi: Ridvan Muharremi është dërguar në Prokurorinë Speciale për një deklaratë
Avokati Mahmut Halimi ka treguar se klientin e tij Ridvan Muharremit Policia e Kosovës e ka dërguar për intervistim në Prokurorinë Speciale.
Ai ka thënë se vetëm pas intervistomit do të dihet statusi i klientit të tij.
“Urdhër arrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë dhe mandej vendoste se çfarë do të jetë epilogu dhe statusi i tij”, ka thënë ai para medieve.
Ai ka treguar se bastisja ka të bëj më rezervat shtetërore.
“Ende nuk kemi as dyshime, me siguri se fjala është për lajmet e publikuara rreth importit të sasisë së grurit dhe vajit. Për këtë do të japim sqarime atje. Provat janë, kështu që gjithçka do të sqarohet”, ka thënë Halimi, raporton Nacionale.