Avokati i Fadil Fazliut: Familjet me të kaluar patriotike janë shënjestër e Dhomave të Specializuara
Është deklaruar sonte në Pressing në T7 avokati Skënder Musa, për arrestimin e Fadil Fazliut, për të cilin tha se “është në procesim për në Dhomat e Specializuara”, por u shpreh se nuk ka informata nëse ka arritur në Hagë apo jo.
“Është në procesim, që do të thotë është në procesim për në Dhomat e Specializuara. Është arrestu dhe është në përgatitje për Hagë, ashtu e kuptova unë”, tha avokati Musa.
“Nuk kemi informacione nëse ka shkuar apo është në Prishtinë, për shkak se nuk na kanë informu”, tha Musa.
“Më herët ka pas bastisje dhe siç po duket secila familje që ka veprimtari patriotike është bërë target i Dhomave të Specializuara të Gjykatës. Pjesëtar i luftës sipas familjarëve ka qenë. Ndonjë informacion shtesë nuk e kemi me përjashtim të komunikatës që e kanë lëshu Dhomat e Specializuara që janë arrestu tre persona, në mesin e tyre është edhe Fadil Fazliu. Asnjë lloj informacioni nuk kanë pranu me dhanë zyrtarët e Zyrës së Prokurorit Special në Hagë…”, tha Musa në Pressing, transmeton Express.