Avokati i Fadil Fazliut thotë se nuk i janë dhënë informacione se për çka është arrestuar ai nga Specialja
05 dhjetor 2024
| 11:28
Avokati i Fadil Fazliut , Skënder Musa, para gazetarëve ka thënë se Fazliun do ta dërgojnë në Speciale dhe se informata tjera nuk kanë dhënë.
Musa ka thënë se nuk i është dhënë asnjë informacion se mbi çfarë baze është arrestuar Fazliu.
Ai ka thënë se nuk e kanë lejuar të hyjnë brenda veçse i kanë treguar që pritet ta dërgojnë Fadil Fazliu në Hagë.