
Avokati i familjes Dehari kërkon t’i lejohet pjesëmarrja në intervistimin e Abazit
20 shkurt 2023
| 11:06
Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t’i lejohet pjesëmarrja gjatë intervistimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.
Deputeti Abazi ka akuzuar rëndë të enjten partinë e tij në pushtet, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.
“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik te familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori”, ka shkruar avokati Gashi në “Facebook”.